Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës kundër qeverisë

25 Maj 2019, 19:33

Opozita e bashkuar jo parlamentare ka nisur protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë.

Protesta e sotme vjen në një moment ndryshe nga tubimet e tjera, pasi ndërkombëtarët, konkretisht Gjermania ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar krizën politike në Shqipëri, por Basha i ka vendosur kusht Berlinit për dialogun duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.  Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, por se data 30 qershor nuk negociohet. Presidenti Meta shprehu gatishmërinë ditën e djeshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve nëse ka vullnet politike duke dorëzuar edhe mandatin e tij për zgjidhjen e krizës.

Në gatishmëri janë mbi 1300 efektivë policie dhe të gardës tek Kryeministria, Kuvendi, parlamenti dhe institucionet e tjera.

    No videos found.