Protesta e opozitës/ Martin Leka në Report Tv: Pa njerëz, fjalimi i Berishës si në mbledhje partie, Meta s'tha asgjë të re

8 Shkurt, 20:58

Protestë pa frymë dhe pa njerëz’, kështu e ka cilësuar gazetari dhe analisti Martin Leka, protestën e opozitës të mbajtur sot (8 shkurt) para Kryeministrisë.

I ftuar në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai u shpreh se kjo protestë tregoi se Berisha si ka numrat për të ardhur në pushtet.

‘Duke patë realitetin, pamjet me dronë tregonin për përkrahësit që ishin sot. Ishte protestë pa frymë dhe pa dinamikë, pa njerëz dhe nuk ngjalli asnjë lloj ndjesie dhe opozitarizmi, ndërkohë që jemi afër zgjedhjeve të 11 majit. Opozita e Sali Berishës tregoi se nuk është e gatshme dhe nuk i ka numrat për të ardhur në pushtet dhe këtë e di vet edhe Sali Berisha’, tha ai.