Protesta e PD tek Bashkia e Tiranës, pjesë e saj një numër i vogël protestuesish

23 Dhjetor 2024, 17:51 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 17:51

Vijon e qetë protesta e Partisë Demokratike tek Bashkia e Tiranës. 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se aty janë mbledhur një numër i vogël protestuesish. 

Me çadra në duar për shkak edhe të reshjeve të shiut, ata shihen teksa qëndrojnë para ambienteve të bashkisë, ndërsa aty shihen edhe forca të shumta policie. 

r.k./Shqiptarja.com