Qindra mijëra studentë, qytetarë, sindikata fermerësh mbushën dje rrugët e Beogradit në një protestë masive. Kërkesa e protestës ishte vënia para përgjegjësisë e fajtorëve lidhur me tragjedinë e Novi Sadit, disa javë më parë në Serbi, ku ra çatia e një stacioni treni dhe humbën jetën 15 persona.
Ajo që nxehu gjakrat ka qenë edhe sjellja e arrogante e autoriteteve. Gazetari nga Presheva, Valon Arifi dha më shumë detaje në Report Tv mbi këto protesta masive. Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Arifi deklaron se kjo ishte protesta më e madhe ndonjëherë në Serbi pas asaj të 5 tetorit 2000 kur ra nga pushteti Sllobodan Millosheviç.