Protesta në mbarë Serbinë, kundër planeve për një minierë litiumi! Organizatorët: Vuçiç po i varros institucionet

4 Dhjetor 2021, 22:19

Disa mijëra qytetarë serbë, ditëve të fundit, kanë marrë pjesë në protesta, bllokada të rrugëve e marshe protestuese në Beograd dhe në perëndim të Serbisë, përkatësisht në qytetet Shabac e Lloznica. E përbashkëta e të gjitha protestave është kërkesa që autoritetet t’i ndalojnë projektet, që konsiderohen ekologjikisht të dëmshme.