Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë

11 Janar 2022, 19:17 | Përditesimi i fundit: 2022-01-11 21:30:03

Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.