Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale

30 Korrik, 20:36 | Përditesimi: 30 Korrik, 20:36

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës në Poliçan ishte djegia e teserave të Partisë Socialiste nga dhjetëra banorë, mbështetës të kësaj force politike. Në shenjë kundërshtimi ndaj planit për bashkimin e Bashkisë së Poliçanit me Beratin në kuadër të Reformës Territoriale 2.0, protestuesit hodhën në flakë edhe tekstin e propozimit për ndarjen e re territoriale.

E.H/Shqiptarja.com