Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit shpërndahen në Tiranë, thirrje qytetarëve t’u bashkohen

3 Qershor, 22:19 | Përditesimi: 3 Qershor, 22:19

Pasi u larguan nga kryeministria, grupe protestuesish janë shpërndarë nëpër kryeqytet. Disa prej tyre u ulën në ‘Sheshin Skënderbej’ e të tjerë u kërkuan qytetarëve që ndodhedhin nëpër kafe tu bashkoheshin. Të tjerë bllokuan rrugën duke ndaluar automjetet, ndërsa një tjetër grup ka shkruar te selia e PS. Protestuesit janë nisur dhe drejt zonës së ‘Bllokut’ me thirrje që qytetarët t’iu bashkohen ndërsa në kor thërrasin ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.

A.M/Shqiptarja.com