Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Siç bën me dije gazetari Ernest Koçi, deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë, duke humbur ndjenjat.
Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë.
Siç bën me dije Albana Vokshi e cila gjendet tek zona e bashkisë Gjekmarkaj është goditur nga policia dhe është rrëzuar. Gjekmarkaj nuk u ndje mirë pas kësaj përplasjeje dhe siç bëhet me dije është larguar nga protesta