Protesta te Ministria e Arsimit, Berisha pret momentin e sulmit ndaj policisë, Balla e nxjerr zbuluar me videon e plotë

13 Tetor, 16:49 | Përditesimi: 13 Tetor, 16:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për përplasjet mes protestuesve e policisë në protestën që po ndodh te Ministria e Arsimit.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Por këtë video e ka ndarë edhe Taulant Balla duke publikuar një moment që kreu i PD e ka prerë: momentin kur protestuesi godet me pllakë policët.

“Sali mashtruesi nxirre të plotë videon! Shikojeni kur ky “studenti” godet me pllakën e betonit punonjësit e Policisë së Shtetit”, i përgjigjet Balla.

E.H/Shqiptarja.com