Protesta/ Vijon bojkoti nga disa grupe studentësh në Fakultetet e Tiranës

14 Janar 2019, 11:14

Një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës vijojnë të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste duke sfiduar temperaturat e ulëta.

Ashtu sikurse u paralajmërua, pas kalimit të natës të së shtunës në fakultetin e Ekonomikut të një grupi studentësh me batanije, studentët deklaruan mbrëmjen e ditës së diel, nga ambientet e këtij fakulteti, se protesta e studentëve me bojkotim mësimi dhe ngujim brenda ambienteve të fakulteteve do të vijojë. Ndaj qëndrimit të tyre, reagoi po dje edhe zv/kryeministri Erjon Brace. Ai u shpreh se disa grupe studentësh nuk mund t'i djegin tërë vitin 60-70 studentëve të tjerë të cilët kërkojnë të ndjekin leksionet. (Lexo këtu)

Përmes thirrjeve “bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin” dhe “studentët e bashkuar kanë për të fituar”,studentët vijojnë të këmbëngulin se qeveria nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat e parashtruara.

Këta studentë kanë nisur të bojkotojnë mësimin që prej datës 7 janar. Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nga sot nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave studentët (Lexo këtu), këta të fundit duket se nuk do të zmbrapsen nga qëndrimi i tyre.

    No videos found.