Protestat në Francë, vdes 27-vjeçari i qëlluar me një plumb gome nga policia në Marsejë! Macron gati ligjin për të rindërtuar zonat e dëmtuara

5 Korrik 2023, 16:48

Një tjetër i ri ka humbur jetën në Francë, i qëlluar me një plumb gome në trazirat e fundjavës së kaluar në Marsejë. 27-vjeçari dhe një person tjetër u plagosën nga një plumb gome të policisë gjatë protestave për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel me prejardhje algjeriane. I riu nuk arriti të mbijetojë goditjes së fortë në gjoks duke humbur jetën në spital.