Protestë kundër masave anti COVID, Roterdami në Holandë në flakë, policia përleshet me 'rebelët'

20 Nëntor 2021, 10:35

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam për masat e reja COVID-19. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë. Qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për'Green pass' dhe ndalimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të COVID javën e kaluar ndërsa rastet u rritën. Shtatë persona u plagosën gjithsej dhe të paktën 20 u arrestuan në një natë të dënuar nga kryebashkiaku i Roterdamit si "një orgji dhune".