Protestuesit e green-pass 'djegin' Romën, 12 të arrestuar! Mes vandalëve, udhëheqës të partisë së neofashistëve

10 Tetor 2021, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2021-10-10 12:00:30

12 persona janë arrestuar në Itali, pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme në Romë, kundër pasaportave të vaksinave. Ndër të arrestuarit gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”.