SOS në Vlorë/ Familja me 9 anëtarë, prej tyre 4 fëmijë, gjenden mes shiut në Pyllin e Sodës! Bashkia: Të gjejnë banesën, u paguajmë qiranë

16 Nëntor, 15:26 | Përditesimi: 16 Nëntor, 15:26

Prej 10 ditësh, familja Ahmeti jeton në çadër në mes të Pyllit të Sodës. Janë 9 anetare, mes tyre 4 fëmijë të mitur. Bashkia e Vlorës, u ka premtuar bonusin e qirasë por pasi të gjejnë banesën me qira. Ky është mision i pamundur për ta, pasi askush nuk ofron shtëpi per 9 persona. Në këto kushte, Report Tv apelon bashkinë të aktivizojë mekanizmin e emergjencës, që parashikon strehim të përkohshëm në qendër sociale ose konvikt.

A.E/Shqiptarja.com