Pse të miturit përfshihen në dhunë? Mësuesja: Situatë alarmante, duhet punuar më shumë me shëndetin mendor! Avokati: Futen në rrjedhë krimi prej nënvlerësimit

19 Prill 2023, 17:21

Pse të miturit përfshihen në dhunë dhe krime? Kjo ishte tema që u diskutua në Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë kur 20-vjeçari Stiven Toshkesi u plagos për vdekje me thikë nga dy të rinj.