Psikologia: Ja deri në çfarë moshe duhet t’i ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë

26 Tetor 2022, 11:11

Detyrat e shtëpisë të fëmijëve janë një ndër proçeset më stresuese për prindërit, të cilët pas nëj dite të ngarkuar me punë, shpesh e kanë të pamundur të ndihmojnë fëmijët e tyre në detyrat e shtëpisë. Nga ana tjetër edhe fëmijët, përmes tekave të tyre duket se e bëjnë të pamundur këtë proçes për prindërit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se nuk ka arsye që prindërit të krijojnë stres por duke përdorur disa metoda efikase mund të mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë vet detyrat e shtëpisë.