Publikimi i rrogave/ Sociologu: Pabarazi e theksuar! Do ndikojë në uljen e performacës së punonjësve! Duhen rishikuar, por jo drejt totalitarizmit, të rishihet edhe paga minimale, pensionet

28 Dhjetor 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-12-28 15:36:21

TIRANË- Publikimi i pagave, për sociologun Gëzim Tushi nuk është vetëm një skandal në aspektin shtetëror, por edhe në atë sociale, aq sa e quan bombë sociale! Për Tushin, dalja e asaj liste nxorri të pah një të vërtetë që deri më tani thuhej nën zë, por që më pas u konfirmua, një pabarazi të theksuar, ku një 2 punonjës për të njëjtin nivel pune apo edhe aftësie paguhen ndryshe. E të gjendur përballë kësaj pabarazie, Tushi në intervistën në "Sot Live në Shqipëri' me Andi Kapxhiun, tha se duhen rishikuar pagat, ajo minimale, minimumi jetik, pensionet, por theksin e vendosi që nuk duhet të rikthehet totalitarizmi.