Publikohet dokumenti i parë sekret nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA

12 Shtator 2021, 17:28

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është deklasifikuar dokumenti i parë nga sulmet e 11 shtatorit, që zbulon detaje lidhur me hetimet e FBI-së për kontaktet që rrëmbyesit në avion kishin me bashkëpunëtorët e tyre sauditë në SHBA para aktit terrorist.

15 nga 19 rrëmbyesit ishin shtetas sauditë dhe të afërmit e viktimave kanë hedhur akuza se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake për sulmet, por nuk u përpoqën që t’i ndalonin ato. Megjithatë, dokumenti prej 16 faqesh nuk jep dëshmi konkrete, ndërsa flet për punën e FBI-së, e cila në 2016 po hetonte një shtetas saudit pas pretendimeve se u kishte ofruar mbështetje logjistike dy prej rrëmbyesve.