Publikohet raporti final, OSBE 'certifikon' 25 prillin në Shqipëri: Proces i qetë dhe transparent, u respektuan parimet themelore! Akuzat për blerje vote u hetuan

26 Korrik 2021, 23:11

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, ku thotë se procesi zgjedhor ishte transparent dhe i qetë. Në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Në raportin e OSBE-së thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore. OSBE nënvizon se pavarësisht vonesave në edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve.