Publiku si privati! 8 mjekë ofrojnë konsultë pas orarit zyrtar tek spitali Memorial i Fierit! Tarifa 3 mijë lekë

20 Shkurt, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2024-02-20 15:48:25

Në Spitalin Memorial të Fierit, nga shkurti kanë nisur konsultat me pagesë me mjekët e spitalit, por jashtë orarit zyrtar të punës. Drejtoresha e spitalit thotë për Report Tv, se 8 nga 17 mjekë kanë pranuar të bëjnë praktikën e dyfishtë nga e cila për çdo vizitë marrin 70% të tarifës që qytetari paguan.