Pulë me birrë të zezë dhe patate në furrë nga zonja Albana

23 Shtator, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 10:58:06

PULE ME BIRRË TË ZEZË DHE PATATE NË FURRË

Përbërësit:

1 pulë

3-4 lgj vaj ulliri

2 qepë të thata

2 thelpinj hudhër

1 birrë të zezë

2 lgj mjaltë

50 gr uthull balsamike

1 lgj koncentrat pule

1 kg patate të vogla

1 lgj niseshte

Rozmarinë

Trumzë

Rigon të freskët

Kripë, piper

Përgatitja:

Hedhim në tigan vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet kaurdisim fillimisht qepët të prera trashë bashkë me 2 thelpinj hudhër. Më pas i shuajmë qepët me gjysmën e masës së birrës dhe i karamelizojmë me mjaltë dhe uthull balsamike. Për shije shtojmë dhe një lugë koncentrat pule.

Patatet e vogla pasi i kemi larë mirë i presim në gjysëm dhe i vendosim në tavë ku shtojmë qepët e karamelizuara së bashku me lëngun që kanë lëshuar.

Marinojmë pulën me pak koncentrat pluhur, vaj ulliri, kripë dhe piper. Brenda kanaçes së birrës (ku kemi rreth ½  e masës) hedhim trumzë dhe rigon. Vendosim kanaçen e birrës në qendër të patateve dhe mbi të vendosim pulën për të bërë një zbutje dhe aromatizim sa më të mirë të mishit. 

Aromatizojmë patatet në tavë me rozmarinë, trumzë, rigon dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 1 orë e 15 minuta.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha