Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin

25 Janar, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2024-01-25 20:29:20

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit, që i detyron ata që të punojnë 5 vite punë në Shqipëri, pasi të mbarojnë studimet. Kushtetuesja thotë se afati 4-vjeçar nuk është proporcional, ndërsa i lë kohë Kuvendit 3 muaj që të ndryshojë ligjin