Punësim i detyruar për studentët e mjekësisë, Lapaj në Report Tv: Kundër pengmarrjes! Si do e mbajnë sistemin shëndetësorë këta, me mjekë që mësojnë dorën dhe ikin?

6 Korrik 2023, 19:14

Frenimi i studentëve të Mjekësisë me anë të një nisme ligjore për të punuar për 5 vite me detyrim në Shqipëri ka ndezur mjaft debate. Por sipas juristit dhe aktivistit të njohur, Adriatik Lapaj, ata që janë pro kësaj nisme, nuk janë duke e parë problemin në themel. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Lapaj shprehet kundër këtij vendimi, sepse pengmarrja nuk është zgjidhje.