Punësoi një grua në Ministrinë e Brendshme, ish zv.ministrja e Brendshme Voda mori 2000 euro ryshfet! Avokatja nga Durrësi bëri ndërmjetësen

14 Korrik 2021, 12:40 | Përditesimi: 14 Korrik 2021, 12:40

Report Tv ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me operacionin e SPAK  ku u la në “arrest shtëpie” ish zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo ka marrë ryshfet 2000 euro nga Florida Beu, që kjo të punësohet në Ministrinë e Brendshme. Këto para janë marrë nga ndërmjetësja Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi dhe më pas i janë dhënë ish zv.ministres së Brendshme.

KT/Shqiptarja.com