Dhjetëra punëtorë sezonal ditorë vijojnë ende të jenë të bllokuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi pala maqedonase ka penguar kalimin e tyre ditën e djeshme, për shkak se nuk plotësojnë kushtet.
Punëtorët shprehen se nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit të ndërhy për të zgjidhur situatën.















