Punëtorët e inceneratorit në Fier ngrihen sërish në protestë për pagat, kërcënojnë me grevë urie

19 Maj 2022, 09:30 | Përditesimi: 19 Maj 2022, 18:07

Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat.

Administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 4 paga, por sipas punëtorëve ende nuk u ka kaluar asnjë para. Punëtorët e inceneratorit të Fierit nuk kanë lejuar makinën me mbetje të hynë dhe të shkarkohen.

r.k./Shqiptarja.com