TIRANË- Një punëtor ka rënë në gropën e një pallati në ndërtim në rrugën "Faik Konica". Nga sa mësohet, punëtori nga rënia ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa ka probleme të mëdha me shtyllën kurrizore.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se gjendja e të plagosurit i identifikuar si Ramazan Dika është serioze, sepse ka rënë në një hapësirë të shtruar me dërrasa e hekura. 50-vjeçari ka qenë duke zbritur në disa shkallë kur i ka rrëshqitur këmba dhe përfunduar në gropë. Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues i kompanisë. 50-vjeçari ka qenë duke zbritur në disa shkallë kur i ka rrëshqitur këmba dhe përfunduar në gropë.z















