Punëtori vdes në kantierin e ndërtimit në Durrës, në kartelin e vdekjes i shënohet aksident! Të afërmit e 51-vjeçarit: Nuk kishte kushte sigurie në punë

9 Maj 2022, 13:06 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 20:17

Genci Spaho, 51-vjeç, babai i dy vajzave, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Spitallës në Durrës, ku po ndërtohen shtëpi të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 51-vjeçari fillimisht u dërgua për mjekim në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetën mbrëmjen e së shtunës. Sipas të afërmve të të ndjerit kompania ‘Edi Com’, ishte kompanie e cila po kryen punimet.

Sh.Sh/Shqiptarja.com