Punimet për ujësjellësin shkaktojë trafik në Vlorë! Kreu operatorëve turistikë: Pse bëhen punimet në mes të sezonit, po përzënë turistët

20 Qershor 2023, 20:50

Tek tuneli i ujit të ftohtë në Vlorë po kryhen punime për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Operatorët turistik ankohen për trafik e rënduar të automjeteve dhe zhurmën e shkaktuar nga punimet. Tenderi me vlere 528 milionë leke është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe zbatuese janë kompanitë  “Gener 2” dhe “4 AM”.