Punonjësit e Albtelecom dhurojnë gjak për talasemikët

17 Shtator 2021, 11:24

Për të 7 vit radhazi, Albtelecom i është përgjigjur thirrjes së institucioneve për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Dhurimi vullnetar, i kthyer tashmë në traditë për këtë institucion, u organizua në zyrat qendrore të kompanisë, ndërsa nismës i janë përgjigjur punonjës të shumtë.