Punonjësit e fshesës në Vlorë protestojnë për pagat: Kërkojmë të drejtat tona! Kryetarja e Bashkisë: Ndërmarrjet do të shkrihen, ulim ngarkesën për punonjësit!

4 Shkurt, 13:07 | Përditesimi: 4 Shkurt, 13:07

Pas takimit të zhvilluar me punonjësit e pastrimit dhe ata të fshesës, Mersini konfirmoi për mediat se pagat e vonuara do të kalojnë brenda ditës në bankë por sqaroi edhe një marrëveshje për zgjidhjen e situatës nëpërmjet bashkimit të dy ndërmarrjeve në një strukturë të vetme, një veprim që sipas saj, synon uljen e ngarkesës mbi punonjësit dhe përmirësimin e organizimit të punës.

A.A/Shqiptarja.com