Punonjësit e nënkontraktuar nga Pacolli: S'na lejojnë të hymë në terminal, kemi veglat e punës brenda

19 Maj, 09:47 | Përditesimi: 19 Maj, 09:47

Një prej punonjësve të firmës ‘Alb-SabInvestmet’ të nënkontraktuar nga ‘Mabco’ e Behgjet Pacollit, që ka përsipër disa punime në terminal shprehet se po pengohen të përfundojnë punimet e tyre dhe të marrin mjetet e punës.

Sipas tij, për mbylljen e punimeve nevojiten edhe rreth 10 ditë punë, por aktualisht hyrja në kantier u është bllokuar. Ata ankohen se po pengohen të vijojnë normalisht aktivitetin, ndërsa kërkojnë të lejohen të përfundojnë detyrimet e tyre dhe të tërheqin pajisjet e punës nga kantieri.

I.M/Shqiptarja.com