Pushesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë

4 Korrik 2021, 20:54 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 20:54

Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin. Kjo problematikë pritet të përfundojë me 15 korrik, pasi është paralajmëruar hapja e Bypass-it të Vlorës përkohësisht me qëllim lehtësimin e tarfikut në sezonin turistik.

LR/Shqiptarja.com