Pushimet kthehen në tragjedi për dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë! U futën për t'u larë, deti me dallgë u mori jetën

22 Gusht 2021, 12:06 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 14:44

Erdhën në Shqipëri për pushime, por kjo e diel rezultoi tragjike për dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut! Dy persona, rreth 70-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, humbën jetën mesditën e sotme, pasi u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Nuk dihet nëse viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së veriut, ndërsa mësohet se ata ishin futur në ujë për t'u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg.

r.k./Shqiptarja.com