Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ish-zv ministrja e brendshme në Report TV: Situatë katastrofike! Shqipëria ka kapacitete, të organizohemi për të pritur më shumë emigrantë

4 Mars 2022, 14:00

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në Report Tv se Shqipëria ka mjaftueshëm kapacitete për të pritur emigrantë nga Ukraina dhe se mund të presë edhe më shumë nëse organizohet më mirë. Ajo shtoi se Shqipëria është një vend mikëpritës dhe në këto momente të vështira për popullin ukrainas po tregohet solidare.

“Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj refugjatëve. Ka kapacitet për të pritur emigrantë, vetëm se duhet të organizohet. Të mos harrojmë vëmendjen tek zona e luftës edhe të jemi të kujdesshëm me të gjitha mundësitë qe kemi. Shqipëria ka edhe një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit, e ka treguar veten.”, tha ajo.