Pushuesit kthehen nga plazhi i Shëngjinit, trafik i rënduar Lezhë-Milot

20 Qershor 2021, 19:21

Largimi i pushuesve nga plazhi, pas mbylljes së fundjavës, ka shkaktuar trafik të rënduar edhe në zonën e Lezhës. Dyndja e menjëhershme e pushuesve për t'u larguar nga plazhi i Shëngjinit, ka krijuar trafik mjaft të rënduar nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit. Radha e mjeteve ashtu si në Orikum-Vlorë, edhe në Lezhë-Milot, është kilometrike Policia e rendit dhe ajo rrugore është vendosur ne disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.