Pushuesit largohen nga plazhi Shëngjinit për shkak të motit të keq, krijohet trafik në aksin Balldre

18 Korrik 2021, 14:11 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 14:11

Rajoni i Lezhës është përfshirë gjithashtu nga reshje shiu e për pasojë që prej mëngjesit në bregdetin e Shëngjinit nuk ka pasur pushues. Pushuesit që lahen në det janë shumë të paktë e ndërsa shumica e shezlongëve janë të mbyllur.

Report Tv sjell pamje nga largimi i pushuesve ku për pasojë është krijuar trafik në rrugën e Shëngjin dhe aksin Balldre. Efektivë të Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes së makinave.

r.k./Shqiptarja.com