Putin provë bërthamore në kufi në Ukrainën? Del VIDEO e trenit që shton dyshimet

4 Tetor 2022, 22:14

Në një kohë që Moska ka paralajmëruar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, një tren është parë duke lëvizur drejt frontit ukrainas, i cili thuhet se është i lidhur me divizionin sekret të armatosur bërthamor të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Këtë raporton shtypi britanik, por lajmi është shfaqur tashmë në Telegram, në kanalin pro-rus Rybar.

Treni lidhet me Drejtorinë e 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes , e cila është e specializuar në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe furnizimin e armëve bërthamore.

Sipas shtypit britanik, treni ka lëvizur përmes Rusisë në drejtim të vijës së frontit ukrainas dhe mund të tregojë se Putini po përgatit një provë bërthamore për të dërguar "një sinjal në Perëndim".