Putin: Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes në Ukrainë

30 Korrik 2023, 13:24

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën. Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes. Presidenti Putin tha gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.