Putin viziton për herë të parë një territor të pushtuar në Ukrainën lindore, shkon në Mariupol! Vizita 2 ditë pasi ndaj tij u lëshua urdhër arresti

19 Mars 2023, 12:51

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar qytetin e Mariupolit, një qytet ukrainas në rajonin e Donetskut, i cili është pushtuar nga forcat e Moskës që nga maji i vitit të kaluar. Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, njoftoi agjencia TASS të dielën, duke cituar Kremlinin.