Përmbytjet prekin veriun, politika ndez polemikat

23 Nëntor 2022, 06:46 | Përditesimi i fundit: 2022-11-23 06:47:55

Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë vendit kanë krijuar përplasje ndërmjet palëve politike të cilat bëjnë përgjegjëse njëra-tjetrën për menaxhimin e situatës. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se përmbytjet në Lezhë po ndodhin për shkak se nuk ka një menaxhim të kanaleve kulluese. Ndërsa sa i përket Shkodër, Meçe u shpreh se tipar dallues atje është kapaciteti i ulët i tërheqjes së ujit.