Qarkulloi me makinë në sens të kundërt, gjobitet shoferi në Tiranë

15 Prill 2023, 09:47

Qarkullimi me makinën e tij “Mercedez Benz” në sensin e kundërt të rrugës në zonën e Farkës, i kushtoi shtrenjtë një shoferi në Tiranë.

Pasi u filmua nga një tjetër shofer në rrugë dhe pamjet i publikoi në rrjetet sociale, policia rrugore e identifikoi dhe e shoqëroi në Komisariat.