Qarkullonin me kallashnikov dhe pushkë në makinë, arrestohen 3 të rinj në Durrës

8 Gusht 2021, 11:59 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 11:59

DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi janë konstatuar duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’ me një pushkë, një kallashnikov dhe municion luftarak.

Burime Zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se tre të rinjtë janë identifikuar si Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç.

LR/Shqiptarja.com