Që kryeministri Rama nuk di ti japë makinës e dimë, tani zbuloni pse ka refuzuar ta mësojë

3 Shkurt, 11:58

Të gjithë e dimë që kryeministri shqiptar nuk di ti japë makinës. Dhe ka një arsye përse nuk e ka mësuar kurrë.

“Nuk di ti jap makinës se e kam pas stres gjithmonë që duhet të futem aty tek timon, me fut këmbët aty poshtë, kaq i madh sa jam.  Më mirë lëre fare. Më duket sikur është përgjejgësia e madhe të kesh dhe njerëz aty dhe të kesh në dorë shëndetin e tyre” tregoi Rama sot  në podcastin e tij.