Qebap me patëllxhanë nga zonja Vjollca

11 Maj 2021, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 10:21:40

Qebap me patëllxhanë

Përbërësit:

400 gr mish të grirë ( viçi)

2 qepë

3 thelpi hudhër

4 lugë gjelle vaj vegjetal

1 vezë

2 lugë gjelle miell 

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper të kuq

trumzë

3-4 patëllxhanë

Salca

2 domate

1 lugë gjelle salcë domate ( koncentrat)

1 filxhan çaji ujë

kripë

70 gr djath cheddar

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën të grirë hollë, hudhrat, vajin, 1 vezë, 2 lugë gjelle miell, kripë, piper të zi, piper të kuq, trumz. Punojmë brumin e qofteve mirë me duar dhe e lëmë mënjanë të pushojë ose me frigorifer. Pastrojmë patëllxhanët dhe I presim ato në feta për së gjati me trashësi 0.5 cm. Vendosim tiganin me vaj vegjetal të ngrohet dhe I skuqim fetat e patëllxhanit sat ë zverdhen lehtë. Në një tepsi me letër pjekje vendosim 4 0se 5 feta patëllxhanë duke mbështetur gjysmën e fetës në anën e tepsisë vendosim mbi gjysmën që kemi brenda tepsisë 1 lugë gjelle brum qofteje duke e ngjeshur me shpinën e lugës me qëllim që të mbulojmë me mish gjysmën e sipërfaqes së patëllxhanit, të njëjtën që vazhdojmë dhe me fetat e tjera. Më pas mbulojmë mishin me gjysmën e fetës së patëllxhanit që mbështeteëm te ana e tepsisë.Vazhdojmë me 4-5 fetat e dyta që tani nuk I mështesim në tepsi por I mbështesim tek patëllxhanët që mbushen me mish dhe veprojmë si më lart. Në një tigan me pak vaj shtojmë domatett në rende që I lëmë të ziejnë sa të shterojnë pak shtojmë salcë, 1 filxhan ujë dhe sa të marr valë e shtrojmë në një tepsi mbi të cilën rradhisim njëra pas tjetrës patëllxhanët e mbushur me qepab.I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta. Më pas i nxjerrim dhe mbi cdo patëllxhanë të mbushur vendosim nga pak djath të grirë cheddar. E vendosim përsëri në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. E servirim me pilaf makarona patata ose pure.