Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit

20 Qershor 2021, 15:23

20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, nga 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Marin Jano, 33-vjeç. "Orange" është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil.