Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një ‘Audi’ në Lezhë, vriten 2 persona

26 Prill, 15:14 | Përditesimi: 26 Prill, 15:14

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë.

Policia është nisur për në vendngjarje  ndërkohë që ajo që raportohet është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shenjat e plumbave në anën e majtë të automjetit në anën e shoferit dhe të pasagjerit

I.M/Shqiptarja.com