Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

7 Qershor 2025, 19:11 | Përditesimi: 7 Qershor 2025, 19:20

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në "Arenën Kombëtare". Rrugës, pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, një tifoz i vogël në moshë e ka goditur nga pas autobusin me një shishe uji. Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, ndërsa tifozët e tjerë e kanë ndjekur autobsuin nga pas dhe kanë nisur të sharrat. Nuk raportohet për incidente të tjera me autobusin serb.

E.H/Shqiptarja.com