Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë

26 Mars 2023, 08:39

Një konflikt i çastit ka qenë zanafilla e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Demokracia’ në Kurbin të Lezhës. Dy adoleshentë janë shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së njërit prej banorëve të kësaj lagjeje